Zgjedhjet lokale në Kosovë, si ndahet harta pas balotazhit, ja kush fitoi e kush humbi

Zgjedhjet lokale në Kosovë, si ndahet harta pas balotazhit, ja kush fitoi e kush humbi

Sipas rezultateve preliminare të balotazhit shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në Kosovë i kanë fituar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në të dy raundet ka arritur të fitojë në 7 komuna. Më 12 tetor fitoi në Shtime, Kamenicë dhe Podujevë, ndërsa në balotazh arriti fitore në Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Po kaq komuna, shtatë , ka arritur fitojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në raundin e parë fitoi në Lipjan dhe Istog, ndërsa në balotazh arriti fitore në Prishtinë, Dragash, Pejë, Viti dhe Junik. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar gjithsej në 6 komuna në këto zgjedhje lokale. Në raundin e parë në Ferizaj, Skenderaj...