Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia
Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri). Fitore të rëndësishme korri në kryeqytet ekipi i Apolonisë, që mundi 99-71 Partizanin. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën vjen shkëputja e skuadrës fierake. Campbell me 23 pikë ishte më i miri për Apoloninë, ndërsa 32 pikët e Davis për Partizanin mbetën për statistikë. Një moment të mirë po kalon skuadra e Skënderbeut, që mundi 106-83 Fieri Basket në Korcë. Wakerfield me 40 pikë ishte lider për korcarët,...