Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Redaktuan gabim një fjalim të Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe CEO e BBC
Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave se një dokumentar i BBC i ka mashtruar shikuesit duke redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Drejtoresha Ekzekutive e BBC-së, Deborah Turnes, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen, tha transmetuesi. “Janë bërë gabime” “Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davy në një deklaratë. “Kam menduar shumë për kërkesat intensive personale dhe profesionale...