Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur. Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje. Sipas njoftimit të policisë vendase: Në orën 19:31 në linjën 158 morëm një njoftim për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok – Stacioni Kryesor i Bratislavës. Të gjitha shërbimet e emergjencës po shkojnë në vendin e incidentit. Ndërkohë më 13 tetor, dy trena u përplasën në fshatin Jablonov nad Tourniou në Sllovaki, duke rezultuar në plagosjen e të paktën 20 personave. Top Channel