Informacioni në KED si agjent i shërbimeve, gjyqtari Vokshi e quan përbaltje, Top Channel: I qëndrojmë raportimit të mbështetur në dokumente zyrtare

Informacioni në KED si agjent i shërbimeve, gjyqtari Vokshi e quan përbaltje, Top Channel: I qëndrojmë raportimit të mbështetur në dokumente zyrtare

Pas publikimit të lajmit se kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i ka fshehur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) informacionet se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, ka reaguar ky i fundit. Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, gjyqtari Vokshi e ka cilësuar raportimin si “fake news” dhe si një përpjekje për të “njollosur procedurën ligjore dhe produktin e saj”. Ai shkruan se beson fort në procedurat ligjore dhe se çdo hap i ndjekur gjatë procesit ka qenë në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi. Vokshi i ka quajtur pretendimet “shpifje” dhe “përbaltje”, duke theksuar se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe integritetit të tij profesional. “Kam heshtur deri tani, pasi...