Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
15 prill Dita Botërore e Artit/ UNESCO: Arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin
15 prill, Dita Botërore e Artit e njohur kështu tashmë si një festë për promovimin dhe zhvillimin e tij. Kjo ditë u shpall nga UNESCO, në vitin 2019, në nder të Leonardo da Vinçit, një prej artistëve më të famshëm në histori. Tema e Ditës Botërore të Artit 2025 është: “Kopshti i shprehjes: Kultivimi i komunitetit përmes artit”. Tema e Ditës Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u fokusuar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale. UNESCO thotë se, arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut. Zhvillimi i mëtejshëm i artit çon...