‘Alarm’ në Norvegji, pasi autobusët e prodhuar në Kinë thuhet se mund të ndalen nga distanca

‘Alarm’ në Norvegji, pasi autobusët e prodhuar në Kinë thuhet se mund të ndalen nga distanca

Një operator kryesor norvegjez i transportit publik ka thënë se do të prezantojë kërkesa më të rrepta sigurie dhe do të shtojë masat kundër “hakerimit”, pasi një test në autobusët e rinj elektrikë të prodhuar në Kinë tregoi se prodhuesi mund t'i fikte ato nga distanca. Operatori i transportit Ruter tha se rezultatet e testeve të publikuara javën e kaluar treguan se prodhuesi kinez i autobusëve Yutong Group kishte qasje në sistemet e tyre të kontrollit për përditësimet e softuerit dhe diagnostikimin, shkruajnë mediat e huaja. "Në teori, kjo mund të shfrytëzohet për të ndikuar në autobus", tha ajo. Gazeta Guardian, e cila raportoi për këtë çështje, citoi një deklaratë nga kompania kineze që tha se "përputhet në mënyrë strikte" me ligjet dhe rregullat e vendeve...