Studimi i ri: Alkooli shkakton dëmtime të rënda dhe afatgjata në tru!

Studimi i ri: Alkooli shkakton dëmtime të rënda dhe afatgjata në tru!

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se pasojat e alkoolit në tru mund të zgjasin shumë më tepër se sa mendohej më parë. Edhe pas muajsh pa konsumuar asnjë pikë alkool, truri mbetet i dëmtuar dhe aftësitë e vendimmarrjes preken ndjeshëm. Kërkimi i financuar nga institucione federale amerikane dhe zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin Johns Hopkins tregoi se pjesët e trurit përgjegjëse për kujtesën, strategjinë dhe marrjen e vendimeve preken në mënyrë të thellë nga konsumi i lartë i alkoolit. Në eksperimentin e tyre, studiuesit ekspozuan disa minj ndaj sasisë së madhe të avujve të alkoolit dhe më pas i lanë për gati tre muaj në një periudhë “rehabilitimi”. Kur iu nënshtruan një testi vendimmarrjeje për shpërblim, ku duhej të shtypnin levën...