Numërimi i votave në Kosovë, në Mitrovicën e Jugut kryeson kandidati i LVV-së

Numërimi i votave në Kosovë, në Mitrovicën e Jugut kryeson kandidati i LVV-së

Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna. Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve. Korrespondentja e Top Channel në Kosovë raporton se me 67 nga 105 kutitë e numëruara, në Mitrovicë të Jugut prin kandidati i LVV-së, Faton Pecia. Në Prishtinë prin Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 80% të kutive të numëruara. Në Prizren prin PDK-ja me Shqir Totajn, kur janë numëruar 215 nga 236 kutive të votimit.