Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Abdixhiku shpall fitoren në 5 komuna: LDK nuk i ndan qytetarët e Kosovës me flamuj partish
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga selia e partisë në Prishtinë, në krah të Përparim Ramës, shpalli fitoren në 5 nga 18 komunat që shkuan në balotazh në Kosovë këtë të dielë. Në total, bashkë me komunat e fituara në raundin e parë, LDK do të qeverisë katër vitet e ardhshme në 7 njësi të qeverisjes vendore dhe Abdixhiku. “Sot LDK shpallim fitore në kryeqytet. Përparim Rama është kryetar për një tjetër mandat. Kemi marr mbi 51%. Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe zgjedh unitetin kombëtar. Shpallim fitoren në Pejë me Gazmend Muhaxherin, në Viti me Sokol Haliti, në Dragash me Bexhet Xheladini, në Junik me Ruzhdi Shehun. LDK fiton në 5 komuna. Edhe me dy komunat e fituara në raundin e parë...