Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit mbeten të larta, pasi marrëdhëniet diplomatike nuk janë në ditët e tyre më të mira. Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha sot (9 nëntor) se ushtarët turq nuk do të vendosen në Gaza si pjesë e forcës shumëkombëshe, që pritet të marrë përsipër kontrollin nga ushtria izraelite. “Nuk do të ketë ushtarë turq në terren”, u tha gazetarëve zëdhënësi Shos Bedrosian, duke iu përgjigjur një pyetjeje. Më herët, ishte ndërhyrja e prerë e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan që vuri veton për prezencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në samitin e Egjiptit, ku u vendos edhe marrëveshja e paqes për Gazën, duke mos e lejuar të merrte pjesë.