Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kosovë, raundi i dytë i “lokaleve”, pjesëmarrja vetëm 32%
Në faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna. Sipas të dhënave, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve. Për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, në 18 prej komunave , mbi 1 milionë qytetarë kishin të drejtën të shprehnin të drejtën e tyre në kutitë e votimit. Balotazhi është mbajtur në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani etj.