Rënia e Murit të Berlinit/ 36 vite nga bashkimi i dy Gjermanive, 9 nëntori është dita e ngjarjeve të mëdha

Rënia e Murit të Berlinit/ 36 vite nga bashkimi i dy Gjermanive, 9 nëntori është dita e ngjarjeve të mëdha

Më 9 nëntor Gjermania feston 36-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës. Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Rajshtagut (Reichstag) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Ëilhelm II. kishte marrë fund. Demokracia e re në Gjermani pati një fillim...