Mbyllet votimi në Kosovë, kreu i KQZ: Asnjë rast që cenon integritetin e procesit

Mbyllet votimi në Kosovë, kreu i KQZ: Asnjë rast që cenon integritetin e procesit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00. “Nga raportimet që kemi pranuar gjatë gjithë ditës nga komunat ku është zhvilluar procesi zgjedhor, vlerësojmë se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe deri në mbylljen e vendvotimeve nuk janë raportuar raste apo ngjarje që do të mund të vinin në dyshim besueshmërinë, integritetin apo ecurinë e përgjithshme të procesit zgjedhor”, tha ai. Në emër të KQZ-së, ai falënderoi institucionet për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi pranuar nga rreth 99% e Vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 429 mijë e 736...