Pjesmarrje e ulët e të rinjve

Pjesmarrje e ulët e të rinjve

Procesi i votimit në pesë bashki të vendit është mbyllur, me një pjesëmarrje totale prej 18.45%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët e të rinjve, veçanërisht në grupmoshat 18–24 dhe 25–34 vjeç, të cilët kanë votuar në përqindje dukshëm më të ulëta krahasuar me grupmoshat më të mëdha. Nga të dhënat rezulton se Mat dhe Tepelena janë dy bashkitë ku grupmosha 18–24 vjeç ka votuar më shumë, duke shënuar përkatësisht 29.52% dhe 25.03% pjesëmarrje. Në të kundërt, Vlora ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët të të rinjve, me vetëm 7.87% në grupmoshën më të re. KQZ ka raportuar se numri më i lartë i votuesve i takon grupmoshës mbi 65 vjeç, duke...