Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA-ja po rindërton aerodromin ushtarak nga ku nisi sulmin bërthamor ndaj Hiroshimës (FOTO)
Për 80 vjet pas bombardimit të Hiroshimës, aerodromi ushtarak në ishullin Tinian, nga ku bombarduesit u nisën, kishte mbetur kryesisht i braktisur. Tani, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar praninë ushtarake të SHBA-së në ujërat afër Tajvanit, ky aerodrom historik po rikthehet në funksion për përdorim nga bombarduesit modernë. Kjo fotografi, që shfaq rindërtimin në ishullin Tinian, territor i SHBA-së në perëndim të Oqeanit Paqësor, u publikua nga Forcat Ajrore amerikane më 30 shtator.Ushtria tha se statusi aktual i aerodromit historik North Field në Tinian “konsiderohet informacion konfidencial”, por dy banorë lokalë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë përmes telefonit kanë konfirmuar se puna për rindërtimin e bazës ajrore po vazhdon. “Ata ende janë duke e pastruar aerodromin”, tha një hotelier...