Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Procesi i identifikimit është kryer në 100%”/ Celibashi, deklaratë:Asnjë problematikë që cënon standardin e zgjedhjeve
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki tha se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standardin e procesit të votimit. “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit. Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.