Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ai është vullneti i tyre”/ Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Celibashi: Kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve, sidomos në Vlorë dhe nëse do të ishte legjitime zgjedhja e një kryetari me një pjesëmarrje të tillë. Ai tha se fakti që në Vlorë kanë votuar vetëm 12 % e votuesve, nuk do të thotë se zgjedhjet ishin ilegjitime. “E kemi bërë këtë diskutim sot këtu edhe më përpara. Nëse do të duhet të kemi një kufi të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhje të vlefshme. Ka vende që e kanë dhe ka që s;e kanë. Nëse 12% e qytetarëve të vlorës kanë dashur të marrin pjesë dmth se ai është vullneti i tyre, por kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute.”, tha ai.