Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gazment Bardhi mesazh deputetëve të PD: Asnjë të mos shkojë në mbledhjet e komisioneve parlamentare
Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Komisionet Parlamentare. Urdhri është dhënë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Përmes një mesazhi, Bardhi u kërkon të gjithë deputetëve që ditën e hënë të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit dhe asnjë të mos mungojë. Më tej, kërkon që asnjë nga deputetët të mos shkojë në Komisionet Parlamentare, deri në një vendim të dytë të grupit parlamentar. Mesazhi i Bardhit për deputetët: PD ka vendosur që deputetët e saj të mos shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare. NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të...