Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Jashtë çdo afati kohor”/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, deputeti Mziu: Alarm për këtë qeveri
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka folur lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndërkohë, ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të para të votimit të cilat pritet të verifikohen e më pas të vijohet me numërimin e tyre. Deputeti i PD u shpreh se zgjedhjet e sotme u zhvilluan jashtë çdo afati kohor të mundshëm për t’u zhvilluar. Vihej re që Vlora ishte qyteti me pjesëmarrjen më të ulët një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. “Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një alarm për këtë qeveri, sidomos me atë që u pa në Vlorë”, tha Mziu.