Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Fitore mes dramës dhe përmbysjes së madhe! Te Teuta-Partizani ndodhin të gjitha, super Elbasani kundër Egnatias
Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit ka prodhuar gjithçka, shumë gola, spektakël dhe përmbysje. Durrsakët shënuan dy gola në pjesën e parë duke krijuar idenë e një ndeshje të mbyllur lehtë. Macolli në të 33 dhe Toli në të 40 i dhanë avantazhin vendasve, 2-0. Por Partizani u përgjigj me lojtarin Contreras në të 59 dhe 67, që shënoi dy gola dhe barazoi gjithcka. Në fund, Contreraras vendosi të ishte protagonisti kryesor i ndeshjes duke dalë edhe me karton të kuq në minutën e 76. Por përpara këtij kartoni të kuq, në minutën e 62, Teuta kishte mundësinë t’i dërgonte shifrat në 3-1 pasi Zela humbi rast të pastër nga 11-metrat, gaboi penalltinë. Në fund Partizani mori fitoren e madhe nëpërmjet Tomas që në të 86...