Osmani pas votimit: “Kosova duhet të tregojë maturi në çdo proces zgjedhor”

Osmani pas votimit: “Kosova duhet të tregojë maturi në çdo proces zgjedhor”

Kosova E Diel, 9 Nëntor 2025 18:50 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ushtroi të drejtën kushtetuese për të votuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në 18 komuna të vendit. Pas votimit, Osmani theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e qytetarëve dhe për konsolidimin e demokracisë në vend. “Qytetarët sot vendosin jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë, por edhe për një të ardhme më të mirë për ta,” deklaroi ajo. E pyetur për ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve lokale në proceset politike kombëtare, Presidentja u shpreh se këto janë procese të ndara, pa ndërlidhje direkte me zhvillimet në...