Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
IMT nis shembjen e kotecëve në fshatrat e Tiranës, gjobit me miliona lekë banorët “kriminelë”
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur dje një aksion të befasishëm në fshatin Mënik të njësisë administrative Ndroq, disa kiliometër larg Tiranës, duke shembur çfarë i ka dalë përpara. Shembja ka përfshirë kotecë pulash, hambarë për misër, magazina për mbajtjen e barit, të cilat pretendohet se janë ndërtuar pa leje nga banorët të cilët kanë një jetë që jetojnë në këtë fshat. Përveç shembjeve të paparalajmëruara, banorët janë gjobitur dhe me shuma të kripura, që i kalojnë 3 milion lekë të vjetra, si të akuzuar për ndërtime pa leje. Në një intervistë për “TVA News”, Ilir Pojana, banor i fshatit Mënik, tregon se si u gjobit 6 milione lekë, të cilat nuk ka mundësi t’i paguajë. Krimi që ka bërë Iliri është se ka...