“Unë votoj edhe në Amerikë”/ Robert Berisha flet pas votimit në Prishtinë

“Unë votoj edhe në Amerikë”/ Robert Berisha flet pas votimit në Prishtinë

Këngëtari Robert Berisha, ishte ndër qytetarët që sot kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen në 18 komuna. Ai u paraqit në vendvotim i shoqëruar nga vajza e tij, Rene, duke vënë theksin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. Pas votimit, Berisha dha një prononcim për RTV Dukagjini, ku tha se shpreson që ky të jetë procesi i fundit zgjedhor për këtë cikël. “Po, është hera e dytë që po vij me votu. Shpresoj që s’bohet e treta, s’na vjen puna më,” u shpreh ai me humor, duke shtuar se procesi shkoi shpejt dhe pa vonesa. Roberti theksoi se votimi nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një kulturë qytetare që duhet të përcillet brez pas brezi. “Kulturë është me...