Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar në Mitrovicë të Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe ku sipas raportimeve ka pasur mbështetës të PDK-së e po ashtu edhe të LVV-së. Në momentin që truprojat e Kurtit kanë shkuar në lokalin në lagjen Tavnik, sipas pronarit ka pasur tensione dhe ai ka mbyllur lokalin duke i nxjerrë klientët jashtë, bën me dije korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami. “Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim lokalin, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet. Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte...