E moshuara në Vlorë hedh votën në minutat e fundit të mbylljes së procesit, tregon arsyen e ‘vonesës’: Tani pushoi shiu…

E moshuara në Vlorë hedh votën në minutat e fundit të mbylljes së procesit, tregon arsyen e ‘vonesës’: Tani pushoi shiu…

Një e moshuar nga qyteti i Vlorës ka vendosur të votojë në minutat e fundit para mbylljes së kutive të votimit. Ajo tregon se shkak ka qenë moti i keq por gjithsesi shprehet e pakënaqur me kandidaturat në qytetin e saj. Sipas saj numri i ulët i votuesve në këtë qytet ka qenë pikërisht për arsye se qytetarët janë ta pakënaqur dhe të pashpresë. “Se tani pushoi shiu dhe rrugët e qytetit ishin mbushur me ujë. S’kishim nga kalonim. Kam frikë se bie thyej ndonjë kokë ose këmbë. Erdha se e ndjej si detyrë dhe unë e jam e ndërgjegjshme. Do bërë kjo detyrë qytetare. Jam shumë e pakënaqur nga kandidaturat sepse nuk kanë aftësi profesionale. Vlonjatët janë ta pakënaqur që nuk kanë më shpresë....