Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ditë e ngarkuar në Asamblenë për turizmin në Riad/ Gonxhja takohet me influencerin Khaby Lame: E ftova në Shqipëri! (FOTO)
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, këtë të dielë ndodhet në Riad, ku po merr pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Gjatë kësaj vizite, Gonxhja ka zbuluar se është takuar me një sërë politikanësh, mes të cilëve homologu i tij nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Ahmed Al Khateeb. Në këtë event, Gonxhja përfaqëson Shqipërinë në diskutimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, partneritetet ndërkombëtare dhe sfidat e reja të sektorit. “Pjesëmarrja jonë vlen për të ndarë përvojën me rreth 150 vendet e ministritë homologe për të forcuar ndërveprimin në promovimin dhe fuqizimin e turizmit.”, shkruan Gonxhe. Por përpos figurave politike, si sekretari i Shtetit për Turizmin, Tregtinë dhe Shërbimet të Portugalisë, Pedro Machado, apo sekretari i Përgjithshëm i UN...