Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ryshfet në procesin zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria raporton rastin, ndërsa dy persona bien në prangat e policisë
Dy persona janë ndaluar nga autoritetet në Fushë Kosovë për dyshimin e dhënies dhe marrjes së ryshfetit gjatë procesit të votimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se gjatë hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas Prokurorisë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për të hetuar dhe dokumentuar këtë ngjarje. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të...