Aksident tragjik në Bergamo, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Bergamo, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 9 nëntor, në unazën jugore të Bergamos, në rrugën shtetërore 470 “della Val Brembana”, pranë Stezzano-s. Nga përplasja mes një Mercedes-i dhe një furgoni “Citroën Berlingo” humbën jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare. Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç nga Melzo (Milano), drejtues i Mercedes-it që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana, 21 vjeç nga Lodi. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë...