Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qytetari denoncon kompaninë “VIPA”: Bleva patatina, kishte brenda 3 copë!
Një i ri nga Bathorja ka denoncuar një problem me kompaninë e patatinave “Vipa”. I riu, nxënës i shkollës “Ahmet Zogu”, shkoi në dyqan dhe bleu një pako me patatina. Duke qenë se ishin shumë të lehta, ai vendosi të filmonte momentin kur hapi pakon. Ai mbeti i habitur kur brenda qeses gjeti vetëm 4 papatina, duke thënë se kjo është një gënjeshtër që u bëhet qytetarëve nga kompania, pavarësisht se vlera e patatinave është e vogël, vetëm 20 lekë të vjetra. Në mesazhin e tij ai thotë: “Përshëndetje! Dua t’ju bëj një thirrje kompanisë së patatinave “Vipa” që mos të gënjejnë qytetarët me reklamat e tyre. Patatinat i kam blerë në Bathore, te shkolla Ahmet Zogu dhe kanë kushtuar 20 lekë të vjetra. Shikojini me vëmendje...