Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit ka arritur në 17,99% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga komisionet e qendrave të votimit. Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme mes bashkive, ku disa prej tyre shënojnë pjesëmarrje mjaft të ulët, ndërsa të tjera raportojnë shifra më të larta se mesatarja. Në Vlorë janë raportuar 174 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 15,712 qytetarë nga gjithsej 130,480 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 12.04%, një nga shifrat më të ulëta në rang kombëtar për këto zgjedhje. Pjesëmarrja në Bashkinë Berat shkon në 18.94%, duke qëndruar rreth mesatares së përgjithshme. Nga 116 qendra votimi janë raportuar 83. Deri në orën 17:00 kanë votuar 11,571 zgjedhës, nga...