Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Buxheti i vitit 2026 ka parashikuar rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale njofton se pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë. Për inspektorët e thjeshtë me pagë 80,500 lekë do të ketë rritje prej 4,025 lekësh. Grada nënkomisar me pagë 95,500 lekë do të ketë rritje prej 5,500 lekësh; grada komisar, nga 105,000 lekë, do të ketë rritje me 5,600 lekë. Kryekomisarët e Policisë së Shtetit, nga 115,500 lekë, do të kenë rritje me 5,325 lekë. Rritje do të kenë edhe gradat drejtuese me 10,950 lekë, dhe grada drejtues i parë me pagë 145,500 lekë...