Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
LIVE/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit. Në Vlorë vetëm 10% e qytetarëve marrin pjesë në proces
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi. Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i...