Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me “Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetarja

Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me “Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetarja

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur një automjet i policisë është përplasur me një mjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta. Si pasojë e përplasjes dy efektive të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të mjetit tjetër. “Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H., dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për...