“Intimidojnë zgjedhësit”/ Kandidati i opozitës denoncon rastin, reagon Policia: Ja çfarë konstatuam në terren…

“Intimidojnë zgjedhësit”/ Kandidati i opozitës denoncon rastin, reagon Policia: Ja çfarë konstatuam në terren…

Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të mbështetur nga opozita për Bashkinë e Cerrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”. Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan: Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe...