Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Është raportuar për dy problematika…”/ Procesi zgjedhor, Celibashi deklaratë për mediat: Jemi duke e verifikuar
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se vetëm dy problematika janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Ai shpejgoi dy rastet në Vlorë dhe Cërrik. “Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi. Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.