Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa qytetarë votuan deri në orën 15:00
KQZ ka bërë publike të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit, Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik. Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 16.08 për qind. Në Berat kanë votuar 16.7% e zgjedhësve, në Vlorë pjesëmarrja ka qënë 10.68% e zgjedhësve, në Cërrik kanë votuar 21.39% e zgjedhësve, në Mat 35.32% dhe në Tepelenë pjesëmarrja ka qënë 28.74%.