Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me”Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetari

Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me”Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetari

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në afërsi të vendit të quajtur “Kështjella”. Sipas informacioneve, automjeti i policisë dhe një automjet tip “Benz”, që lëviznin në kahe të kundërta, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tre persona të lënduar. Dy prej të plagosurve janë efektivë të Komisariatit të Fierit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet e stabilizuar.