FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

9 Nëntor 2025 15:50 Telesport Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës. Ndërkohë që tri ditë më pas, Shqipëria do të presë Anglinë në “Air Albania” në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese.