Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

Skënderbeu ka marrë fitoren e tretë rresht në Kategorinë e Parë, këtë herë në transfertën ndaj Apolonisë, në sfidën e luajtur në “Loni Papuçiu”, ku korçarët fituan 2-3. Fierakët gjetën të parët golin në minutën e 15-të me Trifonin, korçarët përmbysën shifra brenda dy minutash me Nasr dhe Musa 19′ dhe 21′. Barazimi do të vinte pak minuta më pas për vendasit, ku shënoi Topi. Në pjesën e dytë, Nasr vulosi fitoren e Skënderbeut 2-3 me golin e tij në minutën e 55-të, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen me 28 pikë, Apolonia mbetet në vendin e 7-të me 13 pikë. Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi,...