Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zgjedhje nën ujë! Rilindja kërkon të qeverisë Vlorën mes kaosit e përmbytjeve
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe zona të banuara, duke krijuar kaos në qarkullim dhe vështirësi serioze për qytetarët. Përveç rrugëve kryesore të qytetit, uji ka depërtuar edhe në disa qendra votimi, ku qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të ushtruar të drejtën e votës. Situata ka ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në këto zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Vlorës. LEXO EDHE: Të moshuarit në Vlorë të zhgënjyer: S’votojmë më, po lozim domino në lulishte Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të përmbytura dhe qendra votimi ku uji ka hyrë brenda ambienteve, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës....