Ç’po ndodh në Vlorë, vetëm 9.24 % kanë votuar?!

Ç’po ndodh në Vlorë, vetëm 9.24 % kanë votuar?!

Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në pesë bashki, Vlorë, Mat, Berat, Cerrik, Berat dhe Tepelenë. Por deri në ora 14.00 në Bashkinë e Vlorës ka votuar vetëm 9.24 %, një gjë e pandodhur ndonjëherë, kur priten edhe 3 orë që mbyllen qendrat e votimit. Ndërkohë i shqetsuar ka qenë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka postuar një status ku bën thirrje për të dalë në votime, por duke iu kujtuar se votoni për kandidatët e PS. Ka reaguar menjëherë kreu i KQZ, Celibashi i cili ka thënë se sot nuk lejohet asnjë thirrje për të votuar kandidatë të caktuar. Sido të jetë fakti që Vlora ka 9.24 % votues deri më tani, ka alarmuar partitë politike në Tiranë.