Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Transferta e Teutës, për Partizanin është si finale. Tashmë llogaritë bëhen për mbijetesën
Partizani padyshim që po kalon edicionin më të vështirë, që prej rikthimit në Superiore. Ishte viti 2013, kur të kuqtë iu bashkuan ekipeve të elitës për të shtuar rivalitetin Nga ajo koha ka mbetur vetëm Teuta në çdo edicion, pasi pjesa tjetër ka provuar kategoritë inferiore. Tashmë janë të kuqtë, që e gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Flamurtari e hapi javën e 11-të të Superiores me fitore ndaj Bylisit. Vlonjatët numërojnë vetëm 1 pikë më pak se Partizani, që në anën tjetër do të sfidojë Teutën në transfertën e Durrësit. Ky takim do të marrë jetë sot, prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Partizani rrezikon, që nëse Tirana fiton ndaj Vorës, të mbajnë vendin e nëntë në renditje. Pa ndeshjet e së...