Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Çifti shqiptar: Erdhëm nga Italia për të votuar në Vlorë, por emri ynë nuk gjendet në listat e votuesve
Një çift emigrantësh, banues vetëm 100 metra larg shkollës 9 Vjeçare 28 Nëntori, nuk mund të ushtronte të drejtën e votës, edhe pse ka votuar çdo herë në këtë qendër. Çifti kishte ardhur enkas nga Italia për të votuar në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Vlorë, por u njoftua se emri i tyre nuk gjendej në listat e votuesve. Ata shprehen të zhgënjyer pasi nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kishin te drejtë për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’. ‘Erdhëm këtu për të votuar, por emri ynë nuk gjendet në listën e votuesve. Do kthehemi në Itali pa votuar’- tregojnë ata. Sipas tyre, ky incident tregon probleme serioze në administrimin e zgjedhjeve, që mund të ndikojnë në besimin e...