Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Iu arratis policisë me makinë, por përfundoi në një bar: 4 të vdekur dhe 11 të plagosur në Florida
Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një makinë që po i shpëtonte policisë u përplas me turmën përpara një bari të mbushur me njerëz në Tampa, Florida. Sipas policisë së Tampës, ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 të mëngjesit të së shtunës, kur një njësi ajrore vuri re një makinë që po udhëtonte me shpejtësi dhe në mënyrë të rrezikshme në autostradë. Më herët ajo ishte parë duke bërë gara në një lagje tjetër. Patrulla e autostradës së Floridës tentoi ta ndalonte duke përdorur manovrën PIT, që konsiston në goditjen e pjesës së pasme të makinës për ta bërë të rrotullohet, por tentativa dështoi. Oficerët u tërhoqën ndërsa automjeti vazhdoi me shpejtësi drejt zonës historike Ybor City, të njohur për...