Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit
Qytetarët në pesë bashki të vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat nisën sot në orën 07:00. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja ka arritur 13.39%, ndërsa pritet që rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00 për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut. Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bashkia Mat ka deri në këto momente pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, e ndjekur nga bashkia Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Vlorë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në secilën bashki është për Vlorën 172 mijë, Beratin mbi 82 mijë, Cërrikun rreth 39 mijë, Mat mbi 29 mijë...