Qëlloi me kallash në ajër pas një konflikti me një person, pranga 42-vjeçarit në Tepelenë

Qëlloi me kallash në ajër pas një konflikti me një person, pranga 42-vjeçarit në Tepelenë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi qëlloi në ajër me kallashnikov si shenjë kërcënimi për një 48-vjeçar. Ngjarja fatmirësisht pa pasoja u regjistrua më 2 nëntor pas një konflikti mes të dyve në fshatin Peshtan. Arma e zjarrit u gjet në një zonë të pyllëzuar të këtij fshati. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e 48 vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje. Njoftimi i policisë: Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë,...