Ukraina godet infrastrukturën energjitike të Rusisë, mbi 20 mijë banorë pa energji elektrike

Ukraina godet infrastrukturën energjitike të Rusisë, mbi 20 mijë banorë pa energji elektrike

Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Të paktën  20,000 banorë kanë mbetur pa energji pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike, thanë autoritetet lokale ruse. Në rajonin e Belgorodit, i cili shpesh është shënjestër e zjarrit ukrainas, guvernatori, Vyacheslav Gladkov, tha në një postim në Telegram se “rrjeti i energjisë elektrike dhe i ngrohjes është dëmtuar rëndë”. “Disa lagje janë prekur nga problemet e furnizimit me energji elektrike. Më shumë se 20,000 banorë janë pa energji elektrike”, shtoi ai. Në rajonin e Kurskut , gjithashtu në kufirin me Ukrainën, “një zjarr shpërtheu  në një nga objektet energjetike në fshatin Korenevo”, duke lënë 10 komunitete pa energji elektrike, njoftoi guvernatori i rajonit, Alexander Khinstein, në një postim në Telegram. Gjithashtu në Voronezh, në Rusinë jugperëndimore, një sulm me...