Siria nis “luftën” ndaj ISIS, arrestohen 71 persona: Ishin kriminelë të shpallur në kërkim, sekuestruam armë dhe eksplozivë

Siria nis “luftën” ndaj ISIS, arrestohen 71 persona: Ishin kriminelë të shpallur në kërkim, sekuestruam armë dhe eksplozivë

Rreth 71 persona janë arrestuar nga Siria gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik i njohur ndryshe si ISIS. Autoritetet kanë kryer 61 bastisje, ku janë sekuestruar armë dhe eksplozivë. Ministria e Brendshme e Sirisë bën me dije se shumë nga të ndaluarit ishin kriminelë të shpallur në kërkim, dhe forcat policore morën prova që i lidhnin ata me aktivitete terroriste. Në një deklaratë, autoritetet bënë me dije se operacioni ishte pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme kombëtare për të luftuar terrorizmin dhe për t’u përballur me komplotet që synojnë sigurinë e vendit dhe qytetarët”. Bastisjet vijnë ndërsa presidenti sirian Ahmed al Sharaa udhëton për në Uashington për një takim me Donald Trumpin, ku ai do të bashkohet me një koalicion kundër ISIS-it. Ndërkohë, SHBA-të po përgatiten...