Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Presidentja Osmani voton në Prishtinë: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Prishtinë në balotazhin për kryetarin e kryeqytetit të vendit, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. “Shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime”, tha Osmani për mediat. Ajo shtoi se Kosova “e ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”. Ditën e sotme Kosova mban raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, në 18 prej komunave, mbi 1...